Albanian MTV Music Videos!


Ermal Fejzullahu: Pse refuzova Dancing with the stars
Ermal Fejzullahu
Per nje arsye paksa delikate, Ermal Fejzullahu ka refuzuar ftesen per te marre pjese ne “Dancing with the Stars Albania” qe nis ne muajin mars ne televizionin “Vizion Plus”. Emri i tij ishte nje nga te perfolurit per te marre pjese ne kete edicion te trete te ketij spektakli, madje ai oferten e pohon me gojen e vet. “Edhe pse organizatoret e “Dancing with the Stars Albania” me kane propozuar per te qene pjesemarres ne kete show, une e kam refuzuar kete ftese, sepse nuk di te vallezoj, thjesht nuk kam talent per kete fushe. Une i falenderoj organizatoret, por me keqardhje mund t’u them qe nuk mund te marr pjese ne kete show”, eshte shprehur Ermali, i cili sa i takon muzikes eshte duke realizuar nje duet me kengetaren e njohur Leonora Jakupi. Sipas Ermalit, kenga do te jete me zhanre te gershetuara mes stilit te tij dhe te Leonores, ku secili prej tyre do te paraqitet ne menyren e vet te interpretimit. Mesohet se te tjere emra personazhesh VIP, te cilet kane marre ftese per te marre pjese ne edicionin e trete te ketij superspektakli, i cili kete vit nuk do te mbaje me firmen e regjisores Vera Grabocka, por qe do te prezantohet serish nga Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, jane: Nora Istrefi, Big Mama, Yllka Gashi, Blerim Destani, Bleona Qereti, Adrian Gaxha, Adelina Tahiri etj. Le te presim e te shohim se cilet prej tyre do te shohim ne garen e kercimit te yjeve!

Burimi: Gazeta Standard


Comments

About this Blog


From: Albanian MTV
113 days ago
Views: 76
Videos: 1106
Vip News: 70
Photos: 0

ABOUT:  View More
Per nje arsye paksa delikate, Ermal Fejzullahu ka refuzuar ftesen per te marre pjese ne “Dancing with the Stars Albania” qe nis ne muajin mars ne...
URL:

Play all
right
left