Alberia Hadergjonaj ka gati bashkepunimin me vajzen dhe mbesat
Ka qenë e ftuar në programin e paraditës në Vizion Plus këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila megjithëse ishte me vajzan e saj, Anxhelinën dhe dy mbesat këngëtaret Argjentina dhe Beatrix Ramosaj, ajo nuk i ka lënë të flasë shumë ato.
Kështu ka dashur që shpesh herë përgjigjet që duhet ti jepnin vajzat, mundohej ti përgjigjej Albëria, natyrisht duke u munduar që ti nxirrte apo ti mbronte ato. Mes të tjerash, ajo tregoi dhe një dembelim të Anxhelinës, e cila erdhi me vonesë në këtë program direkt e në studio.
Stafi i programit u kishte bërë nga një kronikë bukurosheve, kur mes të tjerash, kishte harruar se thashethemi më i ri për Anxhelinën, nuk është arsyeja pse ka ikur në Amerikë, por sepse ajo është e lidhur me një djalë bisnezmeni, por dhe këtu ndërhyn Albëria, madje ajo tha se nuk do të donte kurrë që vajza e saj të martohet me të huaj, por vetëm me shqiptar.
Kështu që i bie se ajo është dakort me djalin që figuron me emrin Fatmir në krahë të Anxhëlinës. Ndoshta!
Në fund Albëria duke iu përgjigjur thashethemeve për ndërhyrjet në dukjen e saj ka treguar se së bashku me vajzën dhe dy mbesat sapo kanë përgaditur një këngë, dhe në verë do të jetë me video, dhe ajo do të mundohet të duket më e re se to./Maksim Gjokaj/